Lajme nga Kosova

Pa paratë e diasporës do të bankrotonim si shtet

22:49, 16 Tetor 2019

Analisti politik, Dardan Velija, ka folur për procesin e votimit në vendin tonë dhe për problemet që kanë dalë në lidhje me dyshimet se janë vjedhur votat.

Në emisionin Analiza Zgjedhore në Klan Kosova ai u shpreh se të gjitha këto do të evitoheshin nëse do të kishim një proces zgjedhor që do të zhvillohej në mënyrë elektronike.

“Është dashur të bëhet ndonjë reformë zgjedhore. Vjedhja brenda partive është temë kryesore. Votimi me anë të teknologjisë do të ndryshonte për të mirë, p.sh. me ndonjë aplikacion telefoni që do t’i numëronte votat pa gabime”.

“Besoj qe ka ardhur koha të rishqyrtohet edhe një herë lista. Ka pas iniciativë të shoqërisë civile që të hapen listat. Por në të gjitha partitë ka ankesa se kjo po e stimulon një luftë mes kandidatëve. Unë jam për atë që të shihet efekti dhe a ia vlen barra qiranë. Në qoftë se mbyllen listat kjo vjedhja brenda partive eliminohet, por kjo duhet të shqyrtohet”.

“Numërimi duhet të bëhet elektronik, sepse bëhet pa gabime. Unë si votues do ta përkrahja idenë që numërimi i vletëvotimeve të bëhet në mënyrë elektronike, ose përmes smatfonëve ose pajisjeve për numërim të votave”.

Ndërkaq që votat e bashkatdhetarëve tanë nga diaspora të jenë sa më efektive, ai e dha edhe një propozim:

“Besoj fuqishëm që duhet të kalohet prej votës në postë tek vota në ambasadë. Duhet të gjendet mënyra më e mirë që votimi dhe numërimi të jetë sa më i lehtë dhe certifikimi i rezultateve të jetë brenda natës”.

Ai po ashtu e vlerësoi lartë rolin e diasporës në vendin tonë, dukë thënë se pa të ne do të bankrotonim si shtet.

“Të hollat që ata i shpenzojnë këtu kur vijnë e furnizojnë me para kesh ekonominë tonë. Janë rreth dy miliardë e gjysmë që hyjnë në Kosovë. Sikur mos t’i kishim të hyrat e diasporës do të bankrotonim si shtet”.

“Diaspora jonë nuk është mirë në vendet ku është pa qenë mirë Kosova. Ata i bartin pasojat e imazhit tonë jo të mirë. Mbi 800.000 qytetarët tanë jetojnë jashtë vendit dhe interesi ynë shoqëror është që ata të përparojnë atje ku janë, por qëllimi afatgjatë i joni si shtet do të duhej të ishte që ata të kthehen, pra prej dy perspektivave besoj që është në interes që ata të jenë të përfshirë”, u shpreh .


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply