Lajme nga Bota

Pence dhe Erdogan arrijnë marrëveshje armëpushimi në Siri, Trump premton heqjen e sanksioneve për Turqinë

Zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, kanë arritur sot në Ankara marrëveshjen e armëpushimit në verilindje të Sirisë, shkruan Reuters.

Këtë e ka bërë të ditur Pence gjatë një konferencë për media, pas takimit katër orësh me presidentin turk, transmeton Telegrafi.

“Turqia është pajtuar për një armëpushim pesëditor në verilindje të Sirisë, me qëllim që forcat kurde të YPG-së të tërhiqen dhe operacioni “Burimi i Paqes” të ndalet gjatë atyre ditëve”, ka deklaruar Pence.

Ai shtoi se presidenti amerikan Donald Trump është pajtuar që pas arritjes dhe implementimit të marrëveshjes së armëpushimit në Siri, do t’i hiqen sanksionet ekonomike Turqisë dhe nuk do t’i vihen të reja që ishin paralajmëruar ditë më parë.

Zëvendëspresidenti amerikan ka paralajmëruar se SHBA-të do të punojnë së bashku me Turqinë për arritjen e marrëveshjes. Në anën tjetër presidenti amerikan ka falënderuar në Twitter homologun turk, duke thënë se nga Anakaraja i kanë ardhur lajme të mira dhe se me këtë veprim do të shpëtohen miliona jetë njerëzish.

Këtë postim Trump e bëri pas takimit katër orësh mes Pence dhe Erdogan në Ankara, e gjatë këtyre bisedimeve me zyrtarët turq ka marrë pjesë edhe Sekretari amerikan Mike Pompeo si dhe Këshilltari për Siguri i Shtëpisë së Bardhë, Robert O’Brian. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply