Lajme nga Bota

Samiti i ardhshëm i G7-ës do të mbahet në resortin e Trump në Miami

Një nga vendpushimet e golfit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Florida do të jetë vendi i samitit G7 qershorin e ardhshëm, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë Mick Mulvaney u tha gazetarëve se presidenti Trump nuk do të përfitojë nga ngjarja, transmeton KosovaPress.

Ai tha se “brendi i Trump është ndoshta aq i fortë”, sa që ai nuk ka nevojë për ‘një nxitje të brendit’.

Prona e Trump, National Doral Miami, ndodhet 13 km larg aeroportit të Majamit.

Mulvaney u tha gazetarëve të enjten se një ekip paraprak i skautëve kishte vëzhguar lokacione të mundshme për samitin në shumë shtete si Kaliforni, Kolorado, Hawaii, Florida, Karolina e Veriut, Miçigan, Tenesi dhe Juta.

“Dhe u bë e qartë në fund të këtij procesi se Doral është vendi më i mirë për mbajtjen e takimit”, u shpreh ai. /kp/Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply