Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) Mediat franceze: Macron mund të lëshojë pe për Maqedoninë e Veriut por jo për Shqipërinë

Pozicioni francez në lidhje me zgjerimin e BE-së ka zënë një hapësirë të konsiderueshme edhe në mesin e mediave franceze, duke e quajtur kundërshtimin e presidentit Emanuel Makron, për hapjen e negociatave, si të pakuptimtë dhe diskutabil. Mediat franceze kanë raportuar se, nëse në samit nuk arrihet sjellja e një vendimi pozitiv, kjo gjë mund të sjell të destabilizim të rajonit, por edhe të vihet në pikëpyetje kredibiliteti i BE-së. E përditshmja franceze “Le Monde” me titull “Franca dhe Holanda ua mbyllin dyert Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, ka theksuar se diplomatët shqiptar dhe maqedonas e vendosin në plan të parë rrezikun e destabilitetit të Evropës, nëse anulohet fillimi i negociatave.  Më tej, thuhet se Parisi është i vetmuar në Bruksel në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe se për këtë, Franca është kritikuar shumë.

“Euraktiv” thotë se Franca “i ka vendosur barrierë zgjerimit evropian”, ndërsa “Euronews” në gjuhën frenge vlerëson se dy vendet do të presin.  Ndërkohë, radioja nacionale franceze “Frans Inter”, në editorialin e saj ka kritikuar pozicionin e qeverisë franceze, që sipas autorit, Zhan Mark Fur është kontestues, “i pakuptimtë dhe diskutabil”. Sipas këtij mediumi, edhe pse argumentet e Francës janë të drejta dhe të qëndrueshme, megjithatë me ato shkelet betimi dhe fjala e dhënë  nga Evropa. Më tej është theksuar se, Maqedonia e Veriut ka ndryshuar emrin e shtetit që të merr datë për negociata, të garantuara nga shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini. “Frans Inter” ka paralajmëruar se me një pozicion të këtillë të Parisit, Ballkani i lihet partnerëve të tjerë si Kina, Rusia apo Turqia.

Nga ana tjetër, prestigjiozja Politico shkruan se, Franca me sjelljen e saj do të shkaktoj destabilizim të Ballkanit dhe përforcim të forcave rivale në krahun jugor jostabil të BE-së. Kjo posaçërisht ka të bëjë me Maqedoninë e Veriut, thuhet më tej, e cila ka përmbushur kushte të vështira të kërkuar nga BE, përfshirë këtu edhe zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar me Greqinë. Teuta Buçi /SHENJA/ 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply