Lajme nga Bota

Barcelona mbushet me demonstrues, mbi gjysmë milioni katalonas dalin nëpër rrugë – hedhin gurë, shishe e gaz lotsjellës

Rreth 525 mijë persona që përkrahin idenë e Katalonisë së pavarur janë mbledhur në Barcelonë për të protestuar kundër dënimit të liderëve të tyre, duke kërkuar ndarjen nga Spanja.

Në rrugët kryesore të qytetit masa e mbledhur ka valuar flamurin e këtij vendi dhe transparentë me mbishkrime “liri të burgosurve politikë”, transmeton Telegrafi.

E në anën tjetër të qytetit mijëra studentë dhe nxënës të cilët nga e mërkura janë futur në grevë, janë duke tentuar t’i afrohen ndërtesës së policisë nacionale të Spanjës, që po ruhet nga forca të shumtë të njësive speciale.

Aty ka pasur përplasje me forcat e rendit, me ç’rast janë arrestuar tre persona në mesin e tyre edhe dy adoleshentë, kurse një polic ka pësuar lëndime trupore.

Studentët e maskuar kanë hedhur gurë dhe shishe, duke detyruar njësitet speciale të tërhiqen. Ata vazhdimisht po bërtasin: “Barcelona anti-fashiste” dhe “Rrugët do të jenë gjithmonë tonat”.

Sikur kjo të mos mjaftonte, kanë bombola me gaz si dhe mjete piroteknike, ku më pas i kanë vënë zjarrin kontejnerëve të mbeturinave duke krijuar barrikada. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply