Lajme nga Maqedonia

Cipras: Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të forta në Ballkan se sa në Bruksel

Ish-kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras e ka dënuar faktin që liderët e vendeve anëtare të BE-së nuk kanë arritur që të pajtohen për t’i dhënë dritë jeshile Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillim të negociatave me Unionin.

Cipras në rrjetet sociale porositi që vendimi negativ për Maqedoninë e Veriut është mesazh për dobësinë e BE-së dhe humbje e projektit evropian.

“Ndonjëherë vlerat evropiane janë më të forta në Ballkan se sa në Bruksel”, ka shkruajtur Cipras në Twitter, dhe ka shtuar: “Popujve tanë u kemi borxh të lvazhdojmë të luftojmë për ardhmërinë dhe bashkimin e Evropës”.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply