Lajme nga Bota

Demi ia ngul brinjët dhe e hedh në ajër disa herë, matadori spanjoll pëson tre sulme në zemër – shpëton mrekullisht

Një matador spanjoll ka pësuar lëndime të rënda trupore, kur një dem e goditi disa herë dhe si rezultat i sulmit pësoi tre sulme në zemër.

Demi e kishte goditur Marian De La Vina, 57-vjeç, duke i shkaktuar plagë në kraharor prej 27 centimetra, një tjetër 22 centimetra në bark dhe në një arterie tjetër vitale, transmeton Telegrafi.

De La Vina po merrte pjesë në garën me dema në El Pilar, ku është sulmuar nga demi që e rrëzoi në tokë dhe ia nguli brinjët në trup dhe më pas e ngriti në ajër për ta goditur sërish.

Në anën tjetër familjarët dhe miqtë e matadorit spanjoll kanë pranuar se vazhdojnë të ndihen të habitur se si ai është ende gjallë, pasi ka pësuar tre sulme në zemër nga plagët që ia shkaktoi demi.

Megjithatë, ai është dërguar me urgjencë në spital ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, e mjekët po thonë se çdo orë që ai është gjallë konsiderohet si mundësi për t’i shpëtuar më të keqes. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply