Lajme nga Maqedonia

Dështojnë negociatat, opozita kërkon dorëheqjen e Zaevit: Zgjedhje të parakohshme!

Pas vendimit kundër çeljes së negociatave për Maqedoninë e Veriut nga Këshilli Europian, partitë opozitare kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se Franca nuk është fajtore për mos marrjen e datës, por krimi dhe korrupsioni në Maqedoni.

“Vendimi për mos marrjen e datës është dështim, por jo dështim i popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Është dështim i politikave të Zoran Zaevit dhe këtij pushtetit. Është politika, pa koncept, pa vizion me shumë krim, korrupsion, haram, mos punimi dhe mashtrim. Dhe patjetër të jemi vetëkritik dhe të pranohet se nuk ka datë për fillim të negociatave sepse nuk ka reforma, sepse populli jeton me vështirësi dhe nuk ka shtet tjetër ku krimi sundon me sistemin”, – deklaroi Hristijan Mickovski, VMRO-DPMNE. Ndërkohë, kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela, tha se përveç LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev, përgjegjësi për mos marrjen e datës kanë edhe partnerët e koalicionit Qeveritar.

“Ata zgjodhën krimin dhe korrupsionin në vend se të zgjedhin progresin, të drejtën dhe BE-në. Ata zgjodhën Bashkimin Demokratik për Integrim dhe kriminelët e mëdhenj e të vegjël të tyre në vend që të zgjedhin progresin dhe ardhmërinë e rinisë. Arsyetimi i kryeministrit dikur që nuk duhet të shkojmë në zgjedhje të parakohshme sepse presim datë për bisedime u tregua sot që ka qenë i gabuar sepse sa më gjatë që ta kesh BDI-në brenda në Qeveri, veç se mund të bëhesh si ata dhe nuk mund që të reformosh sistemin e drejtësisë”, tha Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët, shkruan Alsat.

Pjesë e reagimeve është bërë edhe kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. “Nëse ata nuk kanë guxim që të japin dorëheqje dhe të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, sigurisht që Lëvizja BESA do të shfrytëzojë të gjitha mekanizmat institucional dhe të gjitha mekanizmat e një demokracie evropiane, siç pretendojmë të jemi, duke shfrytëzuar edhe mekanizmin e protestës që të bëjmë presion për zgjedhjet e parakohshme”, -pohoi Kasami. Opozita kërkon gjithashtu edhe formimin e qeverisë teknike, konform marrëveshjes së Përzhinës.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply