Lajme nga Shqipëria

Ëndrra e prindërve në Dibër: Duam që Flavia të na thërrasë mami dhe babi!

Personazhi i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në News24 quhet Flavia. Vogëlushja është katër vjeç e gjysmë dhe jeton më prindërit e saj në Dibër. Flavia kurrë nuk e ka dëgjuar zërin e nënës por as këshillat e babait. Prindërit janë tejet të trishtuar ndërsa ëndrra e nënës së Flavias është që një ditë të dëgjojë nga e bija t’i thotë fjalën ‘nënë’.

“Flavia ishte fëmija jonë i parë, gëzimi i parë. Siç do çift kur vjen fëmija i parë gëzimi është i madh. Kemi qenë shumë të përkushtuar, unë bashkëshorti vjehrra, Flavia po rritej ne prisnim se ajo do reagonte, do i përgjigjej emrit të saj. Kur Flavia mbushi një vjeç ne i bëmë vizitën e parë, por testi i dëgjimit i doli negativ. Për ne të dy u shemb bota kur na thanë se vajza nuk dëgjon. Nuk donim ta pranonim, nuk ja uroj asnjë prindi, nuk e di. Sesi e kemi përjetuar ne dhe gjithë rrethi jonë familjar”, thotë e ëma e Flavias.

“Ajo nuk reagon kur e thërrasim, është shumë e rëndë ai që është prind na kupton çfarë do të thotë kur nuk dëgjon fëmija, kur nuk reagon. Unë e pres të më thotë fjalën baba. Unë e pres ëndrra ime më bukur kjo është, por me ato mundësi që kisha, kur shkuam në spital më thanë se nuk mund të vendosi as kufje por vetëm duhet të kryejë operacion. Operacioni kushton shumë, unë më një rrogë jam. Dua të shes shtëpinë por kjo nuk është me letra, nuk e merr njeri. Do dilja të jetoja në çadër vetëm që fëmija të dilte në jetë, për fëmijën do bëjë çdo gjë”, shprehet i ati.

Në kopsht Flavian nuk e pranojnë thotë e ëma e saj, Firdeusa për shkak të mungesës së dëgjimit.
“Në kopsht nuk e marrin, ajo nuk dëgjon nuk flet. Si do ia mësoj unë vjershat, numrat, si do eci ajo si moshataret e vet, të shkoi në shkollë. Shpresa edhe kam edhe s’kam, i futem Zotit ditë e natë që kur Flavia të zgjohet nga gjumi të jetë normale?”, janë pyetjet që nëna ia bën vetes.
I ati i Flavias shton se vajza po rritet, por nuk po bëhet asgjë për të që të shkojë në kopsht e në shkollë, si shoqet e saj. “Shumë e ëndërroj. Jetën time do jepja që Flavia t’i kthehej jetës normale si gjithë fëmijët e tjerë. Kjo dhimbje i tejkalon të gjitha. Çdo ditë është vuajtje për mua. Para fëmijës jam i pafuqishëm, gjithë ky burrë që dukem kështu…se di!”, rrëfen ai.

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply