Lajme nga Shqipëria

“Kanë një jetë me sytë nga Europa”, Conte: Gabim historik nëse nuk anëtarësohen Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka folur pas përfundimit të mbledhjes së parë të Samitit të BE-së, ndërsa pritet sot verdikti final për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Shefi i qeverisë italiane tha se data e djeshme do të mbahet mend si data e një gabimi historik nga ana e Europës, pasi la jashtë dy vende që kanë punuar fort të jenë pjesë e saj.

Ai përshkruan historinë dhe peripecitë që kanë kaluar Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa shton se ëndrra e tyre ka qenë e kahershme për t’u bashkuar me unionin europian.

“Shkoi keq u thashë kolegëve. Në 1400 kjo zonë ra nën sundimin e Perandorisë Osmane, pas Luftës së Dytë Botërore ranë nën regjimin komunist. Ata kanë një jetë të tërë që duan të futen në Europë, ata e ëndërrojë hyrjen në Europë. Data e djeshme e 2019 do të mbahet mend si një datë e një gabimi të rëndë historik dhe për këtë më vjen keq. Jam përpjekur shumë që të bind kolegët duke u sqaruar se kjo zonë me një shumicë popullsie myslimane që kanë një zhvillim kulturor europian është diçka shumë e madhe, një forcë shumë e madhe Ne duhet të hapeshim. Janë shumë i dëshpëruar dhe dua t’u gjendem pranë komuniteteve shqiptare e të Maqedonisë së Veriut. Në do të jemi gjithmonë pranë tyre. Italia do t’i mbështesë gjithmonë dhe shpresoj që ky vendim negativ të mos i zhgënjejë e të vazhdojnë përpara”-tha Conte.

(n.m/BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply