Sports

Liga spanjolle rrëzon kërkesën e Realit dhe Barçës, ja kur mund të luhet “El Clasico” – Balkanweb.com

Real Madridi dhe Barcelona kishin kërkuar nëpërmjet një komunitate të përbashkët që ta luanin “El Clasicon” e parë të këtij sezoni më 18 dhjetor. Por La Liga nuk ndan të njëjtin mendim dhe i ka kërkuar federatës spanjolle që ndeshja më e rëndësishme e kampionatit spanjoll të luhet në një tjetër datë.

“Do ti kërkojmë Federatës Spanjolle të Futbollit që “El Clasico” të luhet më 4 dhjetor të këtij viti, pavarësisht opinioneve të dy klubeve sepse La Liga ka detyrimin dhe përgjegjësinë që të rrisë në maksimum të ardhurat nga shitja e të drejtave audiovizive të veprimtarisë”, raporton gazeta sportive “AS” qëndrimin ligës së futbollit profesionit spanjoll. Kujtojmë që “El Clasico” u shty për shkak të protestave të ashpra në Katalunjë pas ndalimit të disa liderëve politikë pro pavarësisë nga Spanja të krahinës autonome.

(Balkanweb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply