Lajme nga Kosova

Paralajmërohet rinisja e bisedimeve LVV – LDK

Janë bërë gati dy javë prejse kanë përfunduar zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por liderët e LVV-së dhe të LDK-së, të cilët janë zotuar për bashkëqeverisje, kanë zhvilluar vetëm një takim deri më tash. Megjithatë, derisa bisedimet e këtij niveli pritet të vazhdojnë tek pas certifikimit të rezultateve, dy grupet punuese të këtyre partive pritet të takohen gjatë ditës së sotme.

Vetëm katër ditë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare krerët e LVV-së dhe të LDK-së u takuan për të diskutuar për bashkëqeverisje.

Por ndonëse pas këtij takimi u zotuan për vazhdim të këtyre bisedave, gjërat më pas ndryshuan. Një ditë pas kësaj LDK-ja mori vendim që diskutimet e këtij niveli të vazhdojnë tek pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

Megjithatë LVV dhe LDK formuan grupet e tyre punuese për të diskutuar pikërisht për këtë çështje, për bashkërendim të programit qeverisës. Takimi i parë mes këtyre dy grupeve është paraparë të mbahet gjatë ditës së sotme, tetë ditë pas atij që ishte mbajtur mes liderëve të partive, shkruan Zëri.

Në ekipin punues të Vetëvendosjes bën pjesë nënkryetari i këtij subjekti, Besnik Bislimi dhe kandidati për deputet, Glauk Konjufca.

Kurse ekipi i LDK-së, siç kanë njoftuar zyrtarët e këtij subjekti, përfaqësohet nga anëtari i kryesisë së kësaj partie, Kujtim Shala dhe kandidati për deputet, Lumir Abdixhiku.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply