Lajme nga Shqipëria

Pas gafave të rënda në Kuvend, deputetja gabon edhe në të shkruar, ja mesazhi skandaloz

Deputetja demokrate, Majlinda Halilaj, ka reaguar një ditë pas fjalës së saj në Kuvend, e cila ngjalli reagime të shumta dhe bëri bujë në media e rrjetet sociale, për shkak të gabimeve të shumta në shqiptimin e fjalëve.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, deputetja shqiptare shkruan se gabimet janë për njerëzit dhe se askush nuk është perfekt. Sipas saj, njerëzit nuk duhet të gjykohen nga gabimet, por nga mendimet që kanë, ndërsa sqaron se nuk ka mundur të lexojë mirë për arsye shëndetësore, pasi ka pasur probleme me syrin.

Por, ajo që tërheq sërish vëmendje në mesazhin e saj të shkruar është fakti se ka sërish shumë gabime. Kjo tregon se deputetja nuk di vetëm të lexojë, por as të shkruajë. Më poshtë, ju sjellim mesazhin e publikuar nga vetë deputetja, i cili është shkruar në mënyrë skandaloze, ku jo vetëm mungojnë të gjitha presjet, por edhe shumë fjalë (në pak fjali) janë shkruar gabim.

“Gabimet janë për njerzit çdo kush gabon nuk është perfekt …por çdo gabim ka një arsyje…nuk gjykohet njëri nga gabimet por nga mendimet që ka…sot për arsyje shëndetsore të problemit me syri nuk isha e qart për qytetarët”, shkruan deputetja Halilaj.

  • foto galeri

(BalkanWeb)


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply