Lajme nga Shqipëria

Policia ndërmerr aksione “blic” në Berat, pranga dy të kërkuarve (Akuzat)

BERAT

Policia e Beratit ka vënë në pranga dy persona, të cilët ishin shpallur në kërkim. Në pranga kanë përfunduar shtetasit  K.T. banues në Kuçovë, ndaj të cilit gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për plagosje me dashje, ndërsa i arrestuari tjetër, është identifikuar  si shtetasi me iniciale Y.H, 50 vjeç

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe venien para përgjegjësisë për shtetasit e shpallur në kërkim. Gjatë 24 orëve të fundit kapen dhe ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë kapën dhe ndaluan shtetasin:

K.T., 26 vjeç, banues në Kuçovë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Plagosje e  rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, pasi në Maj 2018 ky shtetas në lagjen 11 Shkurti, Kuçovë ka plagosur me mjet të fort shtetasin E.A. Gjithashtu nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat u kap dhe u ndalua shtetasi:Y.H., 50 vjeç, banues në fshatin Donofrosë, Urë Vajgurore.


Source link