Sports

Tjetër tronditje për Bullgarinë, largohet nga detyra dhe Krasimir Balakov! – Balkanweb.com

Humbja 6-0 ndaj Anglisë, shanset 0 për t’u përfaqësuar në Euro2020, vite të tëra në terrin e rezultateve negative. Kësaj shtoji dhe turpin mbarëbotëror të racizmit dhe nuk të mbetet gjë tjetër veçse të japësh dorëheqjen. Ndaj Krasimir Balakov nuk do të jetë më trajner i përfaqësues së Bullgarisë, dorëheqje që pason atë të presidentit të federatës pak ditë më parë pas kërkesës së kryeministrit të shtetit ballkanas.

Sipas “Sky Sport”, ish-ylli i Bullgarisë së artë të viteve 90-të, është kontestuar fuqishëm nga tifozët pak pasi këta të fundit mbaruan ofendimet raciste ndaj Anglisë, çka ka detyruar Balakovin të marrë vendimin drastik dhe të largohet nga posti i trajnerit të ekipit kombëtar bullgar.

(Balkanweb)

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply