Lajme nga Bota

Vozisnin me 110 kilometra në orë në zonën e kufizuar me 50, të rinjtë anglezë përplasen me një veturë tjetër – humb jetën nëna e 5 fëmijëve

Dy të rinj janë dënuar me burgim pasi ngasja e shfrenuar e tyre nëpër qytetin anglez Wigan, shkaktoi një aksident trafiku ku humbi jetën nëna e pesë fëmijëve, derisa bashkëshorti i saj dhe dy vajzat kanë mbetur të lënduara.

Joseph Pownall, 27-vjeç, dhe Lewis Fisher, 21-vjeç, po lëviznin me shpejtësi prej 110 kilometra në orë në një zonë të banuar ku lejohet vetëm 50 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Në një moment Paunal me veturën e tij Mercedes është përplasur me një veturë tjetër të tipit Volkswagen Polo, brenda të cilës ishte 34-vjeçarja Joanne Collinge, bashkëshorti i saj si dy vajzat.

Si pasojë e plagëve të marra Joanne ka ndërruar jetë në spital, e bashkëshorti është lënduar rëndë, kurse dy vajzat gjithashtu i kanë shpëtuar më të keqes edhe pse kanë marrë lëndime të rënda.

Pownall është dënuar me 12 viteve burgim, derisa Fischer i është shqiptuar dënimi prej 11 heqje liri. /Telegrafi/

Source link