Lajme nga Diaspora

Biznesi i diasporës në Kosovë, fillon eksportin në Kinë

Fabrika prodhuese e ngjyrave “Relux” ka nisur kontingjentin e parë të ngjyrave drejt shtetit të largët të Kinës

E Shtunë, 9 Nëntor 2019 – 9:40
albinfo.ch

Është bërë e ditur se fabrika prodhuese e ngjyrave “Relux”, biznes i suksesshëm i bashkatdhetarëve nga Gjermania, ka nisur kontingjentin e parë të ngjyrave drejt shtetit të largët të Kinës, transmeton albinfo.ch.

Meqenëse Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike u ka dhënë mbështetje të vazhdueshme bizneseve të diasporës në Kosovë, një grup nga MDIS vizituan kompaninë në fjalë për t’i uruar për suksesin e arritur.

Nga ana tjetër, zyrtarët nga Departamenti për Hulumtim dhe Përkrahje të Investimeve të Diasporës të udhëhequr nga drejtoresha Shqipe Krasniqi, i kanë përgëzuar për punën, duke siguruar edhe një herë mbështetjen e MDIS-it.

Gjithashtu, përfaqësuesit nga MDIS njëkohësisht shfrytëzuan rastin ta vizitojnë edhe linjën e re të prodhimit nga produktet e gurit deri në arritjen e produktit final për prodhimin e bazave të ndryshme për ngjyra dhe fasada, ngjyra të brendshme dhe të jashtme si dhe fasada dekoruese.

Vlen të theksohet se fabrika e ngjyrave “Relux” ka një eksperiencë mbi 25-vjeçare dhe po ashtu eksportojnë edhe në shumë shtete të tjera të BE-së, si: Gjermani, Holandë, Slloveni, Austri etj. Të gjitha produktet e tyre janë të certifikuara me ISO 9001 dhe CE. /Albinfo.ch.

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply