Horoskopi

Horoskopi ditor, e diel 10 nëntor 2019

Dashi

Beqaret do jene ata qe kane me shume fat nga te gjithë. Do realizojnë takime te njëpasnjëshme me persona vërtet mjaft te veçante. te dashuruarit do vazhdojnë te njëjtën rruge qe kane nisur. Mbrëmja do jete disi me e ngrohte. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë sfida edhe sikur situata te jene shume e qëndrueshme.

Demi

Do e lini paksa pas dore sot personin qe keni ne krah dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete ashtu si e keni menduar. Duhet te mbani edhe me tepër përgjegjësi për gabimet e se kaluarës. Beqareve ju kane rezervuar yjet një takim mbresëlënës. Financat do përmirësohen ndjeshëm fale fitimit te një lotarie ose te një shpërblimi te majme marre nga puna.

Binjaket

Do jeni tej mase xheloze sot për atë qe keni ne krah dhe nuk do i mendoni veprimet qe do bëni. Kujdes sepse çdo gjë e ka një kufi. Beqaret edhe pse do lodhen se kërkuari princin e tyre te kaltër nuk do ia dalin dot mbanë. Financat do i menaxhoni me shume maturi dhe përkujdes. Situata fatmirësisht nuk do jene aspak e keqe, përkundrazi.

Gaforrja

Nëse jeni prej kohesh ne një lidhje sot do iu duket sikur nuk e keni shfrytëzuar si duhet jetën dhe do iu mungoje pavarësia apo liria. Flisni me partnerin dhe mos bëni asgjë te nxituar. Beqaret me mire t’i mbyllin sytë dhe t’i pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar situata do jete edhe me e mire sesa ju e kishit menduar. Nuk do keni vështirësi.

Luani

Çështjet materiale do jene ato qe do sjellin debate dhe konflikte gjate kësaj dite për jetën tuaj ne çift. Mundohuni t’i ndani gjerat njëherë e mire. Disa beqare do kenë ndryshime ne jetën sentimentale ndërsa disa te tjerë do vazhdojnë te njëjtën rutine. Financat nuk do jene te këqija kështu qe përfitoni për te kryer shpenzimet me te domosdoshme.

Virgjeresha

Pasioni do e pushtoje ditën tuaj sot dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Do ndiheni aq mire ne krahët e partnerit saqë shpesh do iu duket sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret me mire te qëndrojnë vetëm sesa te bëjnë gabime te pafalshme me zgjedhjen e ndonjë personi. Ne planin financiar do keni ndihem e familjareve apo te afërmve te tjerë.

Peshorja

Komunikimi dhe bashkëpunimi do rivendoset serish sot ne jetën tuaj ne çift. Do flisni edhe me hapur se me pare me atë qe keni ne krah. Beqaret do joshin një person te papërshtatshëm i cili mund t’iu sjelle edhe probleme ne te ardhmen. Kujdes! te ardhurat do jene goxha te mira. Gjithë sakrificat qe keni bere kohet e fundit do ju shpërblehen.

Akrepi

Nuk do bini dakord për disa gjera sot me partnerin tuaj dhe tensioni mund te ndizet se tepërmi. Beni kujdes me ato qe do nxirrni nga goja. Beqaret do ja kalojnë mire pranë miqve dhe shokëve dhe nuk do e ndiejnë nevojën për te krijuar një lidhje. Me financat bëni kujdes. Edhe pse situata është e qëndrueshme nuk duhen bere çmenduri me shpenzimet.

Shigjetari

Ndryshoni paksa pamjen tuaj te jashtme sot dhe do e “çmendni” edhe njëherë atë qe keni ne krah. Ne këtë mënyrë do e ndryshoni edhe rutinën qe ju kishte pushtuar. Beqaret do kenë dëshira te çmendura, por nuk duhet absolutisht te nxitohen sepse do krijojnë përshtypje shume te keqe tek te tjerët. Financat mundohuni t’i ruani për një kohe sa me te gjate ne te njëjtën gjendje.

Bricjapi

Do i jepni me shume prioritet se kurrë sot jetës suaj ne çift. Do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat partnerit dhe te ndiheni sa me mire. Beqaret do takohen rastësisht me një shok fëmijërie, por kësaj here do e shohin atë me një sy tjetër. ne planin financiar do bëni çmos qe ta përmirësoni situatën dhe do gjeni mënyrën e duhur për t’ia dale.

Ujori

Do jeni shume impulsive me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe mund t’i thoni gjerat te cilat nuk do duhej. Ne ndonjë moment situata edhe mund te dale jashtë kontrollit. Beqaret me shume gjase do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe do fillojnë një tjetër etape ne jetën e tyre. Financat do vijnë dalëngadalë duke u përmirësuar po vazhduat te tregoheni te matur me shpenzimet.

Peshqit

Do jeni me romantike se kurrë gjate kësaj dite ju qe keni ne një lidhje. Çdo gjë do shkoje ashtu si e kishit menduar madje emocionet do jene te fuqishme. Beqaret gjithashtu do jene te gatshëm te bëjnë sakrifica vetëm për ta pasur për vete atë qe pëlqejnë. Financat mund te përkeqësohen nëse nuk bëni kujdes me shpenzimet. Do keni vështirësi me pas ta riktheni gjendjen si dikur.


Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply