Lajme nga Maqedonia

Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen sërish, kësaj radhe në Ohër

Kryeministri Zoran Zaev është nikoqir i takimit të radhës të liderëve të Ballkanit Perëndimor, takim ky që do të mbahet nesër në Ohër.

Në takim do të marrin pjesë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas agjendës, në Ohër do të mbahet një mbledhje pune në të cilën pëveç tre liderëve, do të marrë pjesë edhe kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizdiq dhe ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Pas takimit do të pasojë një senacë plenare e liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare, mes të cilëve, Banka evropiane për rimekembje dhe zhvillim, Këshilli rajonal për bashkëpunim, Komisioni Evropian, Banka Botërore dhe Banka evropiane për investim. Pas mbledhjeve të punës është paralajmëruar konferencë për media e liderëve të Ballkanit Perëndimor.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply