Lajme nga Kosova

Një pjesë e shqiptarëve shpenzojnë energji kundër bashkimit të tyre

23:36, 9 Nëntor 2019

Valon Murati, kryetari i Lëvizjes për Bashkim, ka thënë se shqiptarët gjithandej gëzohen për bashkimin e Gjermanisë në 30 vjetorin e saj.

Këtë e tha ai sot me anë të një postimi në rrjetin socail Facebook.

“Shqiptarët i gëzohen bashkimit të gjermanëve, po një pjesë e tyre shpenzojnë energji kundër bashkimit të shqiptarëve”

“Në tetor e nëntor gjermanët festojnë bashkimin e tyre. Më 9 nëntor 1989 u rrëzua Muri i Berlinit, e më 3 tetor 1990 ndodhi bashkimi i Gjermanive. Gjithandej shqiptarët gëzohen e urojnë për këtë bashkim. Dhe mirë bëjnë, sepse e dinë mirë se çfarë do të thotë ndarja për fatet e një kombi dhe zhvillimin e tij normal. Por në anën tjetër vazhdoj të habitem, si për shumë e shumë gjëra të tjera këto kohët e fundit, se sa energji kundër bashkimit të shqiptarëve ka ndër shqiptarët”.

“Energjia e shpenzuar këto kohët e fundit kundër bashkimit të Kosovës Lindore me Kosovën, dhe të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në një shtet, po të ishte shpenzuar për realizimin e tyre, këto projekte do t’i kishim shumë afër realizimit”, ka shkruar Murati.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply