Lajme nga Shqipëria

Riaktivizohet hetimi për rrëzimin e avionit në Ishëm, vjen në Tiranë dosja me provat dhe emrat e “të fortëve” të Fushë Krujës

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News24” dhe “BalkanWeb” se janë riaktivizuar hetimet lidhur me rrëzimin e avionit të drogës në Ishëm të Durrësit, në vitin 2016, i cili pilotohej nga italiani Guido Guidi.

Ky i fundit ishte liruar me garanci pasuror prej 10 mijë eurosh. Gazetarja Lala tha se Prokuroria shqiptare kishte dërguar letërporosi në Itali lidhur me ngjarjen dhe ka marrë përgjigje nga autoritetet fqinje një muaj e gjysmë më parë.

Sipas gazetares Lala, në dosjen e mbërritur tashmë në drejtësinë shqiptare janë emrat dhe provat, që faktojnë trafikun e drogës. Bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal, që ka organizuar trafikun e drogës Shqipëri-Itali.

Një pjesë e këtyre personave, emrat e të cilëve janë tashmë në duart e prokurorëve shqiptarë, rezultojnë të jenë nga Fushë Kruja dhe të arrestuar më parë në vendin fqinj për trafik droge.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link