Lajme nga Bota

Vërshimet përfshijnë disa pjesë të Anglisë, kryeministri Johnson nuk konsideron se duhet shpallur gjendje emergjente

Kryeministri britanik Boris Johnson, ka vizituar Derbyshire të Anglisë, që është një prej qyteteve të  përfshira nga vërshimet e fundit.

Pas disa ditë reshjesh të vazhdueshme, rrugët janë përfshirë nga uji, që ka përmbytur edhe shtëpi, ndërsa është gjetur edhe trupi i pa jetë i një gruaje, transmeton Telegrafi.

“Situata është e rënduar, por nuk duket si diçka që do të del jashtë kontrollit dhe të ngritet në nivel nacional. Jemi në gjendje gatishmërie, për të ndihmuar për çdo nevojë, por jo të shpallim gjendje emergjente”, ka thënë kryeministri Johnson.

Të gjitha ekipet e shpëtimit janë në terren, ndërsa janë mobilizuar edhe shumë vullnetarë, që të ndihmojnë banorët që kanë mbetur në qiell të hapur.

Meqenëse qendrat e strehimit ishin mbushur së tepërmi, shumë banorë kanë fjetur nëpër qendra tregtare dhe restorante, që i hapën dyert për t’ju dalë në ndihmë.

Yorkshire dhe Middlands janë qytetet më të prekura prej vërshimeve, ku zjarrfikësit ishin më të angazhuarit që t’i shoqërojnë njerëzit të dalin prej shtëpi, derisa u kërkua që njerëzit të mos udhëtojnë pa nevojë. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply