Sports

Video/ Çelsi “fluturon” në vendin e dytë, Totenjemi abonohen me barazimet! – Balkanweb.com

Çelsi i Frenk Lampardit nuk po ndalet më! Në derbin e Londrës kundër Kristal Palasit, ka triumfuar me rezultarin 2-0 dhe ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të renditjes së Premier League në pritje të kryendeshjes së nesërme mes Liverpulit dhe Mançester Sitit. Ndeshja në “Stamford Bridge” zhbllokohet në minutën e 52-të, kur Tami Abraham finalizon saktë nga brenda zonës, ndërsa 11 minuta nga fundi dyfishon Pulisisiç. Për “Blues”, që e kishin nisur sezonin shumë keq, kjo është fitorja e gjashtë radhazi në kampionat.

Goli i Son në minutën e 58-të nuk i ka mjaftuar Totenhemit që të thyejë Shefild Junajtidin në sfidën e luajtur “Tottenham Hotspur Stadium”, pasi 20 minuta më pas Xhorxh Baldok ka vendosur barazpeshën në një sfidë ku duhet pranuar se ky ishte rezultati më i drejtë, i pesti për londinezët në këtë sezon në 12 përballje. Totenhem mbetet në vendin e 12-të me 14 pikë, ndërsa Shefildi ngjitet në vendin e pestë. Fitore mjaft e rëndësishme e Evertonit, 2-1, në transfertën e Sauthemptonit, ndërsa Njukastëlli theu në shtëpi Bourmauthin me shifrat 2-1. Fitoren më të thellë në pasditen e sotme e arriti Bërnlej, që mposhti 3-0 Uest Hemin.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply