Lajme nga Maqedonia

(VIDEO) MAKRON DHE MERKEL PËRPLASEN SËRISH PËR TË ARDHMEN E EVROPËS

Dy liderët më të rëndësishëm evropianë, Angela Merkel dhe Emanuel Makron, përplasin sërsish qëndrimet e tyre nga distanca, duke vënë në pah edhe një herë dallimet e tyre rreth politikave të jashtme. Pas dështimit për të harmonizuar qëndrimet e tyre rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian, së fundimi, është NATO ajo që përplasur deklaratat e tyre, duke shënuar edhe një vijë ndarëse mes dy liderëve. Pas deklaratave të presidentit Makron për revistën biritanike, “The Economist”, ku ai u shpreh se  NATO-ja ndodhet në gjendje të “vdekjes klinike”, ndërsa Evropa në buzë të greminës, Merkel ka hedhur poshtë një gjë të tillë dhe tha se, ky nuk është mendimi i saj për bashkëpunimin në NATO. Merkeli i përshkroi deklarimet e Macronit si “fjalë drastike”, me të cilat ajo nuk pajtohet ndërsa e ripotencoi angazhimin e Gjermanisë përbrenda Aleancës.

Angela Merkel, Kancelare e Gjermanisë

“NATO-ja është larg të qenit në pozitën që të ketë nevojë për t’u mbajtur në jetë, kjo aleancë është gurthemeli i sigurisë së Gjermanisë. Nuk mendoj se vlerësimet e këtilla janë të domosdoshme, e madje edhe nëse kemi probleme, duhet të jemi të bashkuar. Sulmet e tilla të vrullshme janë të panevojshme”.

Ndërkohë,sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg potencoi se Aleanca është e fuqishme, duke thënë se ShBA-ja dhe Evropa “bashkëpunojnë më shumë sesa gjatë dekadave të fundit”.

Merkel dhe Makron kanë dallimet të thella edhe sa i përket eurointegrimeve. Përderisa Gjermania mbështet fuqishëm integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe këtë e shpreh vazhdimisht duke thënë se Unioni duhet t’i përmbahet premtimeve të saja, Franca është më e rezervuar në këtë aspekt dhe mban qëndrimin se Evropa duhet fillimisht të reformohet, para se të pranoj anëtar të ri në familjen e saj. Edhe pse dy liderët zhvilluan dy takime para samitit të tetorit, për të diskutuar rreth hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, Makroni nuk u bind që të jep dritë jeshile. Në deklaratat e bëra pas takimit të fundit që u mbajt një ditë para samitit të 17 tetorit, Merkel tha se pranimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interes të Gjermanisë dhe vet BE-së dhe se duhet t’u përmbahen premtimeve qëu kanë dhënë këtyre vende, sepse ajo do të thotë edhe sigurim i stabilitetit dhe mirëqënies së vet BE-së. Ndërkohë, Makron ka insistuar në nevojën e reformimitë të Unionit, ndërsa u shpreh se nuk është kundër zgjerimit por duhet ndryshuar metodologjia e këtij procesi për të qënë më transparentë. Për shkak të bllokadës së Francës, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk arritën të marrin datë për fillim të negociatave për anëtarësim, ndërsa vendet anëtare kanë rënë dakord që të kthejnë këtë çështje në tavolinë në samitin e ardhshëm. Pas këtyre zhvillimeve, presidenti Makron, është përballur me kritika të ashpra nga shumica e vendeve anëtare, ku disa prej tyre e kanë quajtur këtë një “gabim historik”.

Teuta Buçi /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply