Kulture

Angjelina Krasniqi-Enxhi: Mëngjespritjet

 

Kapakët e mëngjesit, hap me ngjyr’rrezen e parë

Përplotë elan, shpirtin e shtrij si e bardha pëlhurë,

Krahët e një pupëze i hap, t’flatroj qiellit rebardhë,

Përtej shtrëngatave të ngjitem, krenarisht si dikur!…

Ah po, gjurmët gjatë ecjes, s’i merr një erë e fryrë

Sado e fryrë, gjilpëra e kokës e shpon si një balon,

Shpresa, në shtratin foshnjor shtrihet si një er’mirë

Nuk jam një ikanike, që frymën e dhembjes trenon!…

Bochum, 10 nëntor 2019_

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply