Lajme nga Bota

Arrestohet profesori rus, në çantë i gjenden dy duar të prera që përkisnin studentes së tij

Oleg Sokolog është historiani i ushtrisë ruse, që është arrestuar nënë dyshimin për vrasje, ndërsa në momentin e ndalimit i janë gjetur edhe dy duar të prera në çantë.

Më vonë, në banesën e profesorit në Shën Petërsburg, u gjet edhe një trup i gjakosur, me kokë të prerë, transmeton Telegrafi.

Viktima është identifikuar si Anastasia Yeschenko, që ishte studente e këtij profesori.

Sokolov dhe Yaschenko gjatë një ahengu

Me 63-vjeçarin, ajo kishte qenë në lidhje për një kohë, derisa ai e “mbyti aksidentalisht”, pas një argumenti, thuhet në raportin policor, bazuar në të dhënat e profesorit.

Atë e kanë nxjerrë nga lumi, në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa në çantë i gjetën dy duart e studentes të prera deri në bërryla, si dhe një armë.

Meqenëse vuante nga hipotermia, atë e kanë dërguar në spital, ndërsa ende nuk dihet se kur do të del para drejtësisë.

Historiani ishte një profesor i shquar në Universitetin e Shën Petërsburgut, ndërsa ishte ekspert i njohjes së betejave që kreu perandori francez, Napoleon Bonaparta. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply