Lajme nga Kosova

Derisa Kurti takohet me këshilltarët, Thaçi ngritë nivelin e takimeve dhe takohet me Macron

Liderët e Kosovës gjatë kësaj jave kanë pasur disa vizita të rëndësishme në Francë, fillimisht ishte lideri i VV’së dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti dhe pas tij vizitën lajmëroi edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

I pari ishte Albin Kurti i cili para dy ditëve qëndroi në Francë, atje Kurti u takua me tre këshilltarët e presidentit francez, Emmanuel Macron.

Kurti u takua me Këshilltarin për Evropë dhe G20, Clément Beaune, Këshiltarin zëvendës përgjegjës për Evropë, Alexandre Adam, si dhe Këshilltarin për Çështje Startegjike, Etienne de Gonneville, me të cilët bisedoi për zhvillime te fundit në Kosovë.

Ndonëse Kurti zhvilloi takime vetëm me këshilltarët e Macronit, një takim më të rëndësishëm pritet ta ketë Presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Një takim të një tjetri niveli pritet ta ketë Thaçi nesër me Macronin në Francë, me të cilin do të bisedojnë për situatën aktuale në Kosovë dhe fillimin e dialogut me Serbinë.

Gazeta Metro nga burimet brenda Presidencës kosovare ka mësuar se edhe shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara ne Kosovë UNMIK, Zahir Tanin do të jetë pjesë e këtij takimi.

Vet Thaçi ka thënë se Macron mund të jetë personi i cili mund të luaj rol vendimtar në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Kujtojmë se Thaçi ditë më parë qëndroi për një vizitë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilën nuk dha ndonjë informacion.

Po ashtu ai ka refuzuar ftesën e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në Samitin e Ohrit, samit ky që sipas tij diskriminon Kosovën si shtet.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply