Kombetarja

Edy Reja flet për ekipin dhe stadiumin e ri

Dy ndeshje pa sulmuesin kryesor. Nuk do të kishte qenë e lehtë për askënd, e sidomos kur bëhet fjalë për një skuadër si Shqipëria mungesa peshon edhe më tepër. Sokol Cikalleshi nuk ia doli dot i dëmtuar, duke e futur tani teknikun Edy Reja në të tjera mendime, për një pjesë të skuadrës që e kishte zgjidhur: “Për Cikalleshin më vjen keq, pasi që kur kam qenë këtu ka qenë një lojtar deciziv. Mendoj se kemi një kontigjent të përshtashëm, kemi alternativa. Kam gjithmonë mundësi për ndërrime, pasi kam disa lojtarë për të bërë atë që më duhet”.

Nuk do të jetë në fushë lojtari që shënoi golin e vetëm në disfatën e Parisit kundër kampionëve të botës. Reja ka gati lëvizjet, por përpara se të shkojë në zjarrin e stadiumit të ri, aty ku do të luhet kundër Francës duhet të kalojë më parë Andorran. Pritshmëria e lartë për sfidën e 17 nëntorit në kryeqytet mund të bëjë të humbet interesi në Elbasan Arena kundër Andorras, edhe nga lojtarët në fushë, ndaj dhe Reja e sheh vështirësinë e kësaj sfide pikërisht këtu: “Franca i motivon vetë lojtarët, detyra ime është ta bëj kundër Andorras”.

Ajo që italiani kërkon nga kjo fushatë, ku kualifikimi është venitur është “të arrijmë në kuotën e 18 pikëve. Pak nga pak kemi futur në këtë grup lojtarë të rinj, si Kumbulla apo Selahi. Kemi lojtarë të tjerë që janë nën vëzhgim. Kamberi mund të debutojë, por do ta shohim. Kemi një strategji për lojtarët e rinj dhe ata që kanë lindur në 2001, janë nën vëzhgim. Ndeshja me Androrrën është më rëndësishme për momentin”.

Por një gjë është e sigurtë, në impiantin e ri Reja nuk dëshiron të zhgënjejë. Nëse në Francë bëri zgjedhjet në varësi të sfidës që kishte për të luajtur me Islandën, tani e gjithë energjia është për të përballur me Francën, që këtë herë vjen me Mbappe. Një stadium i ri, që kuqezinjtë shpresojnë ta kthejnë në pikë force e një teknik që bën batutën piëkrisht për këtë fakt: “Është një emocion mjaft i bukur për mua dhe të kem fatin të debutoj unë këtë stadium. De Biasi dhe Panucci do të jenë xhelozë për këtë fakt. Kam ftuar vajzën dhe gruan për këtë sfidë. Do të na japë një stimul të madh për të marrë rezultatet. Shpresoj që ky stadium të jetë kartëvizita jonë, për të dhënë një imazh të Shqipërisë së re dhe rritjes.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply