Lajme nga Maqedonia

Gjykata Speciale fton për intervistim Rexhep Selimin


Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Rexhep Selimi do të intervistohet gjatë javës së ardhshme nga Gjykata Speciale në Holandë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selimi përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram.

Ai ka thënë se nga Gjykata Speciale është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit, Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në cilësinë e të dyshuarit. Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Holandë.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply