Lajme nga Maqedonia

Mehmeti: Ankesa për ngacmime në baza të ndryshme


Ka shënuar rritje prej mbi 50% numri I ankesave për diskriminim ose ngacmim në vendin e punës për shkaqe të ndryshme, ndërsa gjithashtu janë evidentuar ankesa të shumta të qytetarëve për punën e gjyqësorit. Sipas Avokatit të popullit Ixhet Mehmeti gjykatat nuk e pranojnë institucionin që ai udhëheq si mik edhe pse zyra e që përfaqëson ai i ndihmon ata të marrin vendime gjyqësore në një mënyrë më të lehtë dhe më të mirë. Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Memeti gjithashtu shfaqi shqetësimin edhe për rritjen e numrit të ankesave të prindërve për ushtrimin e bullingut ndaj fëmijëve nëpër shkolla.

Ky vit karakterizohet si një vit në të cilin qytetarët ankohen më shumë për punën e gjyqësorit, por ka edhe fusha të tjera, siç janë të drejtat e fëmijëve, mirëqenia sociale, marrëdhëniet e punës, diskriminimi. Është shumë interesante që këtë vit, mbi 50 për qind është rritur numri i ankesave për diskriminim ose më konkretisht ngacmimin në punë, për arsye të ndryshme. Ne, si institucion, e kemi të vështirë të hetojmë rastin dhe nuk kemi asnjë efekt. Nga 12 shkelje të tilla, vetëm për  tre janë pranuar rekomandimet tona, ndërsa në tetë të tjera na mbetet të drejtojmë qytetarët që të kërkojnë mbrojtje gjyqësore’’-tha Ixhet Memeti, avokat i popullit.

 

 


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply