Lajme nga Kosova

Mot me vranësira dhe diell për javën e ardhshme

22:12, 10 Nëntor 2019

Në Kosovë gjatë kësaj jave do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, transmeton Klan Kosova.

Vranësirat të martën, gjatë natës dhe ditën e mërkurë do të krijojnë kushte që vende-vende të sjellin reshje lokale shiu.

Sa i përket temperaturave, ato mbesin pothuajse të ngjashme me javën që lamë, me rënie të lehta, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply