Lajme nga Maqedonia

Rama- Vuçiq -Zaev: Shengeni ballkanik ardhmëri për qytetarët (VIDEO)

Liderët e tre shteteve të rajonit, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Edi Rama dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq e kanë vlerësuar si një hap drejt të ardhmes së përbashkët, deklaratën e nënshkruar në Ohër për bashkëpunim të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ata I bënë thirje edhe vendeve të tjera të rajonit që t’i bashkangjiten nismës e cila nënkupton kalimin e kufijve vetëm me letërnjoftim, korsi të shpejta për kamionët, pika të përbashkëta kufitare, njohje reciproke të diplomave si dhe dokumenteve të tjera zyrtare. Kryeministri Zoran Zaev ashtu si edhe liderët e tjerë, tha se nga kjo deklaratë përfitimet më të mëdha do ti përjetojnë qytetarët e tre vendeve, por edhe ekonomitë e shteteve në fjalë.

Zoran Zaev:, kryeministër i RMV-së: Plani veprues parashikon 24 orë shtatë ditë në javë funksionim të plotë të kufijve tanë. Mundëson lëvizje të plotë me karta identiteti të qytetarëve nga i gjithë rajoni, mundëson kushte të cilat do të thonë korsi të shpejta për kamionët në vendkalimet kufitare, mundëson njohje të ndërsjellë të të gjitha dokumenteve nga pjesa e agjencive për ushqim, veterinari deri te të gjitha institucionet administrative të cilat i përpunojnë dokumentet janë me qëllim që të japë mobilitet më të madh të mallrave, kapitalit dhe të shërbimeve. E gjithë kjo do të sjellë shumë jetë më të tërheqëse para së gjithash për qytetarët tanë, por do të hapë edhe një kapitull të ri. Shpresoj se të gjithë pjesëmarrësit në këtë proces do ta pranojnë këtë nismë sepse ajo sjell mirësi për të gjithë Ballkanin, por edhe na faktorizon para vendeve të Evropës Perëndimore ku duam të bashkëngjiteni”.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka akuzuar politikanët kosovarë se çojnë vendin e tyre drejt izolimit me vendimin për të mos marë pjesë në procese të këtilla rajonale. Rama ua kthehu me shprehje të njëjta gjithë atyre që akuzuan se kjo iniciativë nënkupton një mini Jugosllavi, ndërsa ju replikoi edhe politikanëve në Sërbi që akuzojnë për Shqipëri të madhe. Rama ftoi liderët kosovarë të lënë të kaluarën dhe të punojnë për të ardhmen e qytetarëve të tyre.

Edi Rama, kryeministër i Shqipërsë: Kush flet për Jugosllavi mbasë ka jetuar shumë gjat në Jugosllavi, unë skam jetuar asnjë ditë në Jugosllavi dhe kush flet për rilindje të Jugosllavisë mbase është ende I lidhur me kujtimet e Jugosllavisë, unë nuk kam asnjë kujtim për Jugosllavinë. Ndërsa kush flet për Shqipëri të madhe kur unë flas për heqjen e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës do të duhet tani thjeshtë të hesht, sepse nuk ka mundësi unë të jem edhe mini jugosllav edhe shqiptaromadh, unë jam thjeshtë një qytetar evropian që s’po bëj asgjë të rej por thjeshtë një process që e kam kërkuar vetë prej vitesh”.

Presidenti i Serbisë poashtu ju replikoi të gjitha zërave që dyshojnë se kjo nismë nënkupton Jugosllavi të re ose Shqipëri të madhe. Por ai tha se qytetarët nuk bien asnjë pre e kësaj retorike dhe janë të vetëdijshëm se bëhet fjalë për të mirën e tyre.

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë: Unë shoh që zoti Rama është në presion. Gjatë fushatës më fajsuan oponentët e mi politik për Rrugën Nish-Kurshumli-Prishtinë se unë ndërtoj autostradë për Shqipërinë e madhe. Erdhën zgjedhjet dhe ata që më akuzuan se po ndërtoj autostradë për Shqipërnë e madhe morën 12 herë më pak vota se unë. Dhe në fund të fundit nuk është për çka ju sulmojnë, por njerëzit janë më të mençur. Prandaj jam krenar që e mbajmë marëdhënien Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Sërbia, ndoshta kjo do të bien nga dikush, por kjo është ardhmëria për të gjithë ne. Nuk ka kufarë Jugosllavie, asgjë tjetër, por vetëm një jetë më të mirë, një jetë më të lehtë dhe më cilësore për qytytarët tanë, që ata të jetojnë më mirë”.

Samiti i radhës do të mbahet më 21 dhjetor në Durrës, ku kryeministri i Shqipërisë ftoi edhe Kosovën duke potencuar se mosnjohja e pavarësisë nga ana e Sërbisë dhe Bosnjës asnjëherë s’ka qenë dhe s’do të jetë pengesë për bashkëpunime zhvillimore të rajonit.

Arben Zeqiri /SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply