Sports

Reja grumbullon 26 lojtarë ndaj Andorrës e Francës. E para për Kamberin, rikthehet Xhaka. Broja në listën e pritjes – Balkanweb.com

Është publikuar në këto çaste lista e lojtarëve që Edi Reja ka grumbulluar për dy takimet e radhës së Shqipërisë, që do të përballet me Andorrës më 14 nëntor dhe Francës më 17 nëntor, ku bie në sy grumbullimi për herë të parë i Florian Kamberit

Gjithashtu është rikthyer Taulant Xhaka pas një mungese disa mujore, ndërsa talenti i çelsit, Armando Broja, ka mbetur në listën e pritjes, njëjtë si Ergys Kaçe, Cekiçi, Vrino apo dhe Aliji.

Ndërkohë nuk është grumbulluar për arsye dëmtimi Armando Sadiku, Sokol Cikalleshi dhe Amir Abrashi, që u shtohen Marash Kumbullës dhe Mërgim Mavrajt

Ja lista e plotë:

Etrit Berisha (Spal)
Alban Hoxha (Partizani)
Thomas Strakosha (Lacio)
Berat Gjimshiti (Atalanta)
Elseid Hysaj (Napoli)
Ardian Ismajli (Hajduku i Splitit)
Lorenc Trashi (Partizani)
Frederik Veseli (Empoli)
Enea Mihaj (Paok)
Kastriot Dermaku (Parma)
Hysen Memolla (Kokkolan)
Lindon Selahi (Tuente)
Taulant Xhaka (Bazel)
Keidi Bare (Malaga)
Emanuele Ndoj (Bresha)
Ledian Memushaj (Peskara)
Klauis Gjasula (Paderborn)
Kristi Qose ( Ruzembork)
Ylber Ramadani (Velje)
Ermir Lenjani (Sion)
Bekim Balaj (Sturm Grac)
Myrto Uzuni (Lokomotiva e Zagrebit)
Florian Kamberi (Hibernian)
Odise Roshi (Akhmat Grozni)
Rei Manaj (Albacete)
Taulant Seferi (Ksakaks)

Lojtarët e gatshëm:

Gentjan Selmani (Memen Spor)
Naser Alij (Honved)
Ergys Kaçe (Paoku)
Enis Çokaj (Lokomotiva e Zagrebit)
Xhakomo Vrioni (Çitadela)
Endri Çekiçi (Olimpija Ljubljana)
Ivan Balliu (Almeria)
Armando Broja (Çelsi

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Huazuar nga