Lajme nga Bota

Rrëshqitja e dheut si pasojë e ciklonit, detyroi evakuime masive në Indi dhe Bangladesh

Më shumë se dy milionë banorë janë evakuuar në Indi dhe Bangladesh, si pasojë e ciklonit Bulbul, që goditi gjirin e Bengalit.

Stuhitë e fuqishme kanë nxitur rrëshqitje të dheut, që ndodhën gjatë pasdites së djeshme, ndërsa pritet të shkaktojnë valë deri në dy metra, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, raportohet për dy persona të vdekur, si pasojë e ciklonit.

Shërbimet në limane dhe aeroporte të regjionit janë ndërprerë – përfshirë edhe ato në aeroportin e Kalkutës.

Agjencia që merret me menaxhimin e fatkeqësive, kanë bërë të ditur se janë 5,500 qendra, ku do të strehohen personat e evakuuar.

“Ju lumet mos bëni panik. Mundohuni të qëndroni të qetë, kontaktoni me operatorët për shpëtim, që do t’ju vihen në ndihmë. Kini kujdes dhe mbani kujdes”, ka shkruar në Twitter, Mamata Banrjee që është kryeministër i West Bengal.

Meteorologët presin që stuhia të lëvizë drejt veriut, teksa do të dobësohet gradualisht. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply