Lajme nga Maqedonia

Thaçi dhe Mustafa reagojnë ndaj mini-Shengenit ballkanik (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar arsyet pse ka refuzuar të bëhet pjesë e samitit të dytë rajonal, i organizuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Sipas Thaçit, Kosova është anashkaluar qëllimisht nga Serbia në samitin e parë të Novi Sadit e ku morën pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Mosnjohja e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi dhe Sarajeva është një arsye tjetër që Thaçi përmend për refuzimin e ftesës.

Hashim Thaçi, Presidenti i Kosovës: Së pari, Kosova, qëllimshëm ishte anashkaluar nga Serbia në Samitin e Parë të kësaj iniciative të re rajonale. Së dyti, vizioni i vetëm i Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO. Prandaj, ne nuk duam që në asnjë rrethanë ta zëvendësojmë perspektivën tonë euroatlantike me çfarëdo iniciative rajonale.Dhe, së treti, kjo iniciativë rajonale është e pakuptimtë për aq kohë sa Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”.

Ai thekson se  Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë dhe heqjen e pengesave për lirinë e njerëzve dhe mallrave. Por, siç thotë Thaçi, Kosova nuk mund të jetë pjesë e një Samiti të tillë në te cilin marrin pjesë shtete, të cilat ende nuk e njohin realitetin e Kosovës së pavaruar.

Ndërkaq, kryetari I Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pyet se në cilat kuzhina po zihen projektet e Unionit Doganor të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të Tregut të Përbashkët të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe së fundmi të Mini-shengenit ndërmjet këtyre vendeve?!

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së: Në shikim të parë duken projekte atraktive, por në esencë çojnë në një Jugosllavi të re, me Shqipërinë e pa Kroacinë dhe Slloveninë. Janë ide që nuk i kemi përkrahur sa e kemi drejtuar qeverinë dhe nuk do ti përkrahim si Lidhje Demokratike e Kosovës, as në pozitë dhe as në opozitë. Ashtu siç nuk përkrahim ndryshimin e kufijve shtetëror të Kosovës. Kosova duhet të aspirojë tregun unik evropian, fillimisht mbi bazën e MSA-së që rregullon edhe doganat dhe të bëhemi pjesë e Marrëveshjes Shengen, ku janë shtetet e BE-së.

Sipas Mustafës marrëveshjet e Mini-shengenit lindi kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për Unionin Doganor dhe idea për Unionin Ekonomik të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi.  Kreu I LDK-së thekson se Kosova nuk kufizohemi tani për tani me asnjë nga vendet anëtare të BE-së,prandaj me këtë marrëveshje sovranitetin e Kosovës do tia kalonte vendeve fqinje, sepse siç dihet Shengeni (mini apo maxi) nënkupton politika unike të vendeve anëtare për kalimin e lirë të kufijve pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-shengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të hegjemonisë së saj.

/SHENJA/


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply