Lajme nga Bota

Presidenti bolivian mbërrin në Meksikë, thotë se po i dhemb largimi nga vendlindja – tregon si e kaloi natën e parë në ekzil

Presidenti bolivian Evo Morales ka udhëtuar për në Meksikë ku i është miratuar kërkesa për azil, pasi dha dorëheqje nga posti i presidentit pas protestave dhe presionit ushtarak, shkruan Reuters.

Morales i cili u zgjodh nga populli i Bolivisë si president për shumë vite, ka udhëtuar për në Meksikë me aeroplan të qeverisë meksikane, transmeton Telegrafi.

Ai në Twitter ka konfirmuar se ka mbërritur në Meksikë duke pranuar se po i dhemb largimi nga vendlindja për shkaqe politike, duke premtuar se do të rikthehet më i fuqishëm dhe energjik.

Ai gjithashtu ka publikuar një fotografi ku shihet i shtrirë nën një tendë të improvizuar, përbri të cilës ka shkruar se si e kishte kaluar natën e tij të parë në ekzil.

“Kjo ka qenë nata ime e parë pas largimit nga pallati presidencial pas presionit ushtarak dhe protestave të shumta. Falënderoj shumë vëllezërit nga Këshilli i Tropic of Cochabama që më ofruan siguri dhe kujdes”, ka shkruar Morales. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply