Lajme nga Shqipëria

Foto/ Superaksion në Athinë, zbërthehet grupi i trafikantëve, 22 në pranga, mes tyre shqiptarë. Sekuestrohen 6 makina dhe mijëra euro

GREQI

Dy shqiptarë dhe 20 shtetas grekë janë arrestuar në Athinë. Ata dyshohen të jenë pjesë e shtatë bandave kriminale, ndërsa në bashkëpunim mes tyre trafikonin lëndë narkotike në disa zona.

Mediat greke shkruajnë se në këtë operacion janë kontrolluar 20 shtëpi, ndërsa u sekuestrua një sasi kokaine dhe heroine me vlerë mbi 41 mijë euro, pistoleta, fishekë,  gjashtë makina si dhe një laborator droge. Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje thuhet se ky grup shiste një dozë heroine 0.5 gram në shumën 8 euro, çmim ky shumë konkurrues në treg.

Për të shpërndarë sasinë e lëndës narkotike ky grup përdorte  mediat e ndryshme sociale, por dhe aplikacione në internet me qëllimin e vetëm që të shmangnin kontaktet e drejtpërdrejta me persona të tjerë. Gjatë bisedave, ky grup përdorte kode specifike për të mos u kuptuar nga autoritetet.

Hashashi kodohej me fjalët “Goma”, ose “jeshile”, ndërsa tabletat ishin “karamelet”. Heroinë ishte koduar me fjalët “mish”, “gështenja” dhe “kafe”, për shkak të ngjyrës së saj të errët, ndërsa kokaina quhej “e bardhë” ose “dëborë”.

 

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply