Intervista

Intervistë/Braimllari: Dvorani, ushtar i Ramës. Grup i strukturuar që duan Gjykatën Kushtetuese

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari intervistë për “Koha Jonë”: Rama u investua në ndarjen e kufijve duke dalë kundër politikën zyrtare të Kosovës por dhe të asaj kombëtare

Intervistoi: Redjon Shtylla

Për Sekretarin e Përgjithshëm të LSI-së, Endrit Braimllari, një Gjykatë Kushtetuese e pavarur është tmerri i vërtetë i Edi Ramës. Në një intervistë për “Koha Jonë”, ai akuzon kreun e KED, ku thekson se: “Kryeministri po përdor ushtarin e tij, simbolin e korrupsionit të drejtësisë, Ardian Dvorani për të kapur Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me Kushtetutën”. I pyetur sesi e komenton qëndrimin e Presidentit Ilir Meta, që nëse qeveria kap Gjykatën Kushtetuese, shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër vetëm se të marrin armët, ai thotë se: “Presidenti i Republikës ka qenë shumë i qartë se është garant i Kushtetutës së vendit dhe mbrojtës i shtetit të së drejtës. Beteja e tij ka të bëjë me mbrojten e themeleve të shtetit të së drejtës sepse Gjykata Kushtetuese është më e rëndësishme në vend sepse ruan balanca e demokracisë dhe mbron shtetin e së drejtës. Në këtë situatë kemi Edi Ramën, i cili është rreshtuar në krah të paligjshmërisë, korrupsioni, bandave, shkatërrimit të demokracisë dhe nga ana tjetër, kemi Presidentin e Republikës i cili po mbron demokracinë dhe shtetin e së drejtës”. Lidhur me aksionin e opozitës dhe çfarë hapash po merr për Reformën Zgjedhore, ai thotë se: “Ne jemi të vendosur në plotësimin e detyrave tona si opozitë, duke filluar nga Reforma Zgjedhore për ti dhënë vendit një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe që dekriminalizon zgjedhjet”.

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese, ka shkaktuar një ngërç dhe kaos mes institucioneve. Arta Vorpsi e betuar tek noteri dhe Marsida Xhaferllari e dekretuar nga Presidenti dhe e betuar në Presidencë, janë “përplasur”, edhe pse znj.Xhaferllari, Gjykata Kushtetuese e ka pranuar si anëtare. Maxhoranca e cilëson përpjekje për bllokim nga Kreu i Shtetit, ndërsa ky i fundit flet për manovra mafioze për ta çuar atë në shkelje të Kushtetutës. Si e komentoi Ju këtë situatë?

Është e qartë që kemi të bëjmë me një përpjekje të Edi Ramës për të kapur Gjykatën Kushtetuese sepse një Gjykatë Kushtetuese e pavarur është tmerri i vërtetë i Edi Ramës. Kryeministri po përdor ushtarin e tij, simbolin e korrupsionit të drejtësisë, Ardian Dvorani për të kapur Gjykatën Kushtetuese në kundërshtim me Kushtetutën. Edi Rama, Ardian Dvorani janë pjesë e një grupi të strukturuar për të shkatërruar sistemin e Drejtësisë. Edi Rama kërkon të kapi Gjykatën Kushtetuese duke shkatërruar themelet e shtetit të së drejtës, që të thellojë paligjshmërinë e tij dhe të mos ketë kontroll mbi projektligjet korruptive, koncensionerë klientelistë. Çështja është shumë e qartë dhe e zgjidhur nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, që kanë bërë betimin tek Presidenti i Republikës dhe tani kanë marrë detyrën.

Hierarkia më e lartë është Presidenti dhe kur maxhoranca e sulmon, a mund të besojmë se qeveria është e interesuar për të pasur një Gjykatë Kushtetuese në zbatim të Kushtetutës apo po “lufton” për ta pasur në kontroll?

Edi Rama kërkon qartë të kapi Gjykatën Kushtetuese sepse ka frikë nga një gjykatë e pavarur për shkak të shumë vendime apo projektligjeve në kundërshtim me ligjin që qeveria e tij ka kaluar në Parlament. Kapja e Gjykatës Kushttuese nga Edi Rama do të thellonte më tej paligjshmërinë e tij dhe do të shkatërronte themelet e shtetit të së drejtës. Është e qartë që një njeri si Edi Rama, i korruptuar kërkon të kapi çdo sistem sepse vetëm kështu mund ti shpëtojë drejtësisë, duke i kapur apo dhe duke e shkatërruar sistemin e drejtësisë.

Si e komentoi deklaratën e Presidentit Ilir Meta, që nëse qeveria kap Gjykatën Kushtetuese, shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër vetëm se të marrin armët?

Presidenti i Republikës ka qenë shumë i qartë se është garant i Kushtetutës së vendit dhe mbrojtës i shtetit të së drejtës. Beteja e tij ka të bëjë me mbrojten e themeleve të shtetit të së drejtës sepse Gjykata Kushtetuese është më e rëndësishme në vend sepse ruan balancën e demokracisë dhe mbron shtetin e së drejtës. Në këtë situatë kemi Edi Ramën, i cili është rreshtuar në krah të paligjshmërisë, korrupsioni, bandave, shkatërrimit të demokracisë dhe nga ana tjetër, kemi Presidentin e Republikës i cili po mbron demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

PD-ja nga “Rama IK” në “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Jemi në fund të vitit dhe ende opozita nuk ka arritur që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, siç i kërkon prej muajsh. Ku e shihni gabimin? Strategji e gabuar e PD-së, apo lidhet me faktorë të tjerë? Për Ju si LSI, çfarë duhet të bëjë ndryshe aksioni opozitar?

Opozita është e fokusuar në zgjidhjen e krizës dhe po angazhon të gjitha potencialet e saj në këtë drejtim. Moshapja e negociatave është goditje shumë e rëndë për Edi Ramën dhe qeverinë e tij, Bundenstagu Gjerman ka vënë 9 kushte shumë të rëndësishme për të çuar vendim përpara një platfome të vërtetë, e cila zgjidh krizën dhe ky duhet të jetë fokusi i qeverisë. Ne jemi të vendosur në plotësimin e detyrave tona si opozitë, duke filluar nga Reforma Zgjedhore për ti dhënë vendit një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe që dekriminalizon zgjedhjet.

Në vend ka pasur një sërë ngjarjesh kriminale, si ajo e Prokurorit të Durrësit, ku lidhjet mes qeverisë duken më qartë se kurdo herë tjetër. Kryeministri në vitin e 7-të të qeverisjes, thotë se shumë shpejt do të nisë luftë frontale ndaj krimit. Më këtë nivel kriminaliteti dhe ndërhyrje të krimit me strukturat qeverisës, a nuk ndjehet e rrezikuar opozita dhe në zgjedhjet e radhës?

Edi Rama nuk lufton dot krimin sepse ai është i lidhur me krimin organizuar. Edi Rama i përdori në fushatë dhe nuk ndahet dot nga krimi i organizuar, pasi ai është shërbëtor i tyre dhe nuk i lufton dot. Edi Rama është pjesë e asaj strukture. Ndaj ne po kërkojmë dhe po punojmë për një Reformë Zgjedhore gjithëpërfshirëse që i jep përgjigje dekriminalizimit të zgjedhjeve me qëllim që mos të guxojë më njëri ti përdori në fushata dhe të deformojë vullnetin e qytetarëve.

Kryeministri Edi Rama kritikon ashpër Albin Kurtin dhe Vetëvendosjes në Tiranë. Besoni se Rama është i shqetësuar nga aktivizimi politik i degës së VV-së në Shqipëri? Si e shihni të ardhmen mes dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, me Albin Kurtin si Kryeministër?

Edi Rama ka aplikuar një politikë agresive kundër Kosovës, qëllimet e tij të këqija për Kosovën për të përfituar ai personalisht dihen tani botërisht. Edi Rama u investua në ndarjen e kufijve duke dalë kundër politikën zyrtare të Kosovës por dhe të asaj kombëtare. Edi Rama i ka vënë taksë kosovës në Rrugën e Kombit duke goditur qytetarët e Kosovës por dhe biznesin. Politika e tij nuk është kombëtare dhe shkon kundër interesit të Kosovës.

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply