Lajme nga Kosova

Takimi Kurti-Mustafa/ Marrëveshja arrihet 4 ditë certifikimit të rezultatit zgjedhor

Brenda afatit prej 100 orësh nga momenti i certifikimit të rezultatit zgjedhor, LVV dhe LDK do ta finalizojnë marrëveshjen për koalicionin qeverisës.

Këtë e bëri të ditur kreu i VV-së, Albin Kurti pas takimit me homologun e tij, partnerin e ardhshëm të koalicionit, Isa Mustafën.

Kurti tha se bashkëpunimi tash do të merr ritëm tjetër, siç u shpreh me terma muzikorë nga Adagio e Andante në Allegro, me ritëm më të shpejt e të gëzuar.

E megjithëse ky takim u paralajmërua të jetë për diskutim lidhur me pozitat e ministrave e presidentit, vetë Kurti nuk pranoi të përgjigjet më tepër ndërsa Mustafa e mohoj këtë.

Për partnerë të tjerë të mundshëm në koalicion, Mustafa tha se kjo do t’i lihet Vetëvendosjes si parti e parë.

Alberta Hashani


Top Channel


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply