Sports

“Uells, golf dhe në fund Madrid”, Gareth Bale rikthehet mes polemikave! – Balkanweb.com

Gareth Bale mbetet një çështje e hapur në shtëpinë e Realit, vetëm një “mrekulli” mund të mbajë në Madrid sulmuesin uellsian i cili po bën gjithçka është e mundur për të shkuar drejtë një divorci. Festimi i tij pas kualifikimit me përfaqësuesen e uellsit në “Euro2020” bëri xhiron në rrjetet sociale, banderola me mbishkrimin:

Bale

“Uells, golf dhe në fund Madrid, sipas këtij rendi”, nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e Realit por agjenti i Bale e mendon ndryshe: “Është më shumë se qesharake, futbollisti nuk është i shqetësuar për reagimet”, theksoi agjenti i Bale. Të përditshmet spanjolle vijojnë ti bëjnë jehonë këtij detaji por lajmi i mirë është se më në fund Bale pas 47 ditësh është rikthyer të stërvitet me pjesën tjetër të ekipit. Bale nuk luan një minutë për Realin që nga 5 tetori në sfidën kundër Granada.

As
As

Sipas të përditshmes “AS”: Bale nuk është stërvitur me ekipin për shkak të një dëmtimi i cili nuk është bërë publik me kërkesë të vetë lojtarit. Pavarësisht këtyre detajeve, fakt është që Bale nuk preferohet nga Zinedine Zidane, largimi i tij nga Madridi është thjeshtë çështje kohe, Bale nuk e pranon një status të tillë, të jetë zëvendësues në rastin më të mirë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply