Lajme nga Maqedonia

Antikorrupsioni: Në 2020-ën Do ta kontrollojmë pronën e gjykatësve dhe të prokurorëve

Analizat e Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit  tregojnë se jurisprudenca vlerësohet si shtyllë me rrezik të lartë të ndikimeve korruptive dhe ndikimeve tjera, ndaj bartësit e funksioneve të kësaj shtylle, përkatësisht gjykatësit dhe prokurorët publik do të jenë pjesë e Planit vjetor për ndjekje të gjendjes pronësore dhe konfliktit të interesave për vitin 2020. “Duke e pasur parasysh gatishmërinë e demonstruar nga kryeministri Zoran Zaev për vënie në dispozicion të të gjitha kapaciteteve të pushtetit ekzekutiv për zbatim efikas të procedurave për kontrollim të gjendjes pronësore, shtojnë prej aty, konsiderojmë që është i domosdoshëm koordinim i të gjitha institucioneve kompetente, mirëpo në bazë të obligimeve konkrete nga ana e Qeverisë”, thuhet në komunikatën e komisionit për antikorrupsion. Zaev dje kërkoi Komisioni për Parandalim të Korrupsionit t’i kontrollojë pronat e gjykatësve dhe prokurorëve. Nëpërmjet një video fjalimi, i theksoi se gjyqësori patjetër duhet të pastrohet nga të korruptuarit dhe kuadrot joprofesionale.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply