Lajme nga Diaspora

Doganierët gjermanë konfiskojnë autobusin kosovar, i kishte 29.000 euro borxh

Kompanive mund t`u kthehen autobusët vetëm pasi të kenë paguar borxhin te Zyra Gjermane e Financave. Ndërsa, nëse kjo nuk ndodh, benda 14 ditëve, autobusi do të shitet në ankand

E Martë, 3 Dhjetor 2019 – 17:40
albinfo.ch

Pasagjerët e një autobusi nga Kosova janë detyruar të presin në Lindau të Bavarisë një autobus tjetër për të vazhduar rrugën. Kjo ka ndodhur pasi që autobusi i tyre është konfiskuar nga doganierët gjermanë, shkruan Dpa.de.

Sipas një zëdhënësi të Zyrës Qendrore të Doganave në Ulm, kompania që kishte në qarkullim autobusin në fjalë, i kishte borxh doganës plot 29.000 euro, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye doganierët e Landit Baden-Württemberg e kanë ndaluar autobusin afër kufirit me Austrinë.

Pasagjerët (numri i tyre nuk dihet) ishin detyruar të prisnin disa orë derisa të vinte autobusi i tyre i ri për t`i marrë.

Kompania kosovare ishte një “e njohur e vjetër” për doganierët, përcjell albinfo.ch. Në vitet e kaluara, sipas zëdhënësit të përmendur, dogana i ka konfiskuar edhe dy autobusë të tjerë, për t`i shlyer borxhet e krijuara. Normalisht, kompanive mund t`u kthehen autobusët vetëm pasi të kenë paguar borxhin te Zyra Gjermane e Financave. Ndërsa nëse kjo nuk ndodh, benda 14 ditëve, autobusi do të shitet në ankand.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply