Lajme nga Diaspora

E dhimbshme: Prindërit e kujtojnë Iljasin e vrarë në ditëlindjen e tij të 8-të

Sot, më 3 dhjetor, Iljasi ka ditëlindjen. Ai sot do të mbushte 8 vjet dhe me këtë rast prindërit dhe të afërmit tjerë duan ta përkujtojnë

E Martë, 3 Dhjetor 2019 – 16:05
albinfo.ch

Më 21 mars të vitit të kaluar, vogëlushi 7 vjeçar, Iljas Mahmuti derisa po kthehej nga shkolla për në shtëpi, u vra pa asnjë shkas nga një grua e moshuar zvicerane. Akti i vrasjes së një fëmije në rrethana të tilla pati tronditur gjithë Zvicrën por sigurisht, humbja e Iljasit të vogël ka lënë në dhembje të përjetshme familjen e tij, prinderit dhe vëllain.

Sot, më 3 dhjetor, Iljasi ka ditëlindjen. Ai sot do të mbushte 8 vjet dhe me këtë rast prindërit dhe të afërmit tjerë duan ta përkujtojnë. Ata duan kështu të ndajnë dhembjen me të gjithë ata që kanë bashkëndier me ta në momentet më të rënda.

Në vazhdim, letra e prindërve të Iljasit.

Ishte dita më e lumtur në jetën tonë kur ti linde. Ishe gëzimi ynë i parë dhe për babin e mamin nuk kishte gëzim më të madh se ky.

Sot i mbushe 8 vjet, e ne si të të urojmë o bir! Patëm aq shumë ëndrra, u shuan të gjitha. Ike, as lamtumirë nuk na the. Oh Zot na jep durimin, të morën nga ne sepse ishe më i bukuri në botë. E ne të shkretët na le të vajtojmë gjithë jetën.

Biri ynë, to sot e ke ditëlindjen! Me kë do ta festojmë, kujt do t`ia blejmë dhuratën e ditëlindjes tënde? Nuk mundemi më! Na e büej hallall o bir! Kërkojmë hallallin tënd të na e falëshh.

Desha t`i ndez qirinjtë që ti t`u fryesh sepse për një çast nuk mendova se ti nuk jeton më, sepse ti nuk ke vdekur, ti je pranë nesh, pranë vëllait tënd. Vdekja jote na mbyti të gjithëve por ne presim ditën kur do të takohemi në amshim. Pres me padurim të vij pranë teje, andaj i lutem Zotit të na japë sabër.

Urime ditëlindja e 8-të Iljas!


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply