Lajme nga Kosova

Haradinaj bën deklaratën e fortë: Shqiptarët e dëmtuar nga tërmeti po mashtrohen

“Nuk është e vërtet ata që hynë në parkun Gjerman i dërgojmë në Gjermani, është mashtrim”. Ramush Haradinaj ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me menaxhimin e personave të prekur nga tërmeti që janë adresuar për tu strehuar në Kosovë.

Haradinaj shprehet se askush që hyn në territorin e Kosovës nuk do të mbetet pa strehë.

Sipas tij, dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët në kushte të vështira dhe ata shkojnë në Kosovë me shpresën se do ikin drejt Gjermanisë, por kjo nuk do të ndodhë.

“Çdo shtetas i Shqipërisë, që hyn në territorin e Kosovës, nuk do të mbetet pa strehë, por nuk është në rregull një zhvendosje pa kritere e njerëzve që vijnë nga zonat që nuk janë prekur nga tërmeti. Dikush po i mashtron njerëzit, po i mbush autobusët, po i sjell në kushte të vështira… është dimër, nuk është në rregull. Keqpërdorimi i kësaj gjendjeje nuk është në rregull, duhet pasur kujdes”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk është e vërtet ata që hynë në parkun Gjerman i dërgojmë në Gjermani, është mashtrim. Kushdo që vjen aty do ta ketë kujdesin tonë se ne jemi vëllezër por nuk është e vërtet që nga aty i ngarkojmë në aviona dhe i dërgojmë në Gjemani me bileta fal e strehim fal në Gjermani, kjo është një zgjidhje emergjente. Kushdo që është në zor ne i trajtojmë me respekt por mos t’i mashtrojmë për t’i pruar në Kosovë, për shembull shkon atje një këngëtar e mbush një autobus dhe vjen e lëshon midis Prishtinës dhe kërkon shtab emergjent ose shkojnë OJQ-të, mbush automjetet e bjerë këndej, ngadalë duhet të bëhet një planifikim, një koordinim dhe të punohet si i ka hije”, ka shtuar më tej Haradinaj.


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply