Lajme nga Kosova

Harinaj: Ka një kontribut vullnetar për t’i ardhur në ndihmë qeverisë por këto janë detyra shtetërore

Paniku që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit, shtyu me qindra familje shqiptare nga rajonet e goditura që të lëviznin drejt qyteteve të tjera brenda Shqipërisë, por një pjesë e madhe e tyre u nisën edhe drejt Kosovës.

Dyert për popullin shqiptar u hapën përtej kufirit pa asnjë hezitim, por kryeministri në largim Ramush Haradinaj thotë se në situata të tilla duhet pasur kujdes, sidomos me strehim e banorëve të prekur nga tragjedia që janë sjellë me autobusa.

“Ka një kontribut vullnetar, këto janë detyra shtetërore, kombëtare, por janë dhe disa çështje për të cilat duhet t`i drejtohen qeverisë. Nuk ka dyshim që qytetarët, institucionet e Kosovës, që të gjithë ne u tronditëm shumë, sikur të na kishte ndodhur në shtëpitë tona.

Falenderime të mëdha shkojnë për FSK-në, Policinë e Kosovës, e njësi të tjera, por duhet të shmangim situata kaotike dhe improvizuese, sepse bëhet fjalë për jetë njerëzish.

Shteti shqiptar duhet të bëjë një vlerësim se cilët persona nuk ka mundësi t`i akomodojë. Kur u larguam ne atje, kjo ndodhi gjatë luftës, sepse ishte në rrezik e gjithë Kosova, por në Shqipëri tani nuk ka luftë, janë disa zona të prekura nga tërmeti”, citohet të ketë thënë Haradinaj për Info Magazine.

Ai përcolli gatishmërinë për të ndihmuar qoftë edhe përmes ndërtimit që Shqipëria ta kapërcejë këtë situatë të rëndë, por banorët siç tha, nuk duhen dërguar në Kosovë me organizime individuale, me argumentin se as atje, nuk është më mirë. “ Atje dhe klima është më e butë; po bëhen lëvizje të shpejta, po i dëmtojmë ata njerëz”, mësohet të ketë thënë kryeministri në largim i Kosovës.


Top Channel


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply