Lajme nga Bota

Më shumë se një ton kokainë konfiskohet në Meksikë, ishin munduar ta transportojnë me kamion cisternë

Autoritetet meksikane kanë njoftuar sot se brenda një kamioni cisternë në Tobasko, kanë arritur të zbulojnë dhe konfiskojnë më shumë se një ton kokainë.

Në komunikatën e ushtrisë meksikane, thuhet se skaneri në punktin në një autostradë kishte vërejtur “anomali” brenda kamionit cisternë, transmeton Telegrafi.

Ata arritën të zbulojnë 1,153 paketime të vogla me kokainë që peshonin 1,109 kilogramë, me ç’rast kanë arrestuar shoferin.

Kokaina nga Amerika e Jugut për në Meksikë zakonisht transportohet me anije apo aeroplanë të vegjël, e më pas kontrabandohet përgjatë vijës kufitare me SHBA-t-ë. /Telegrafi/

Source link