Teknologji

Në aplikacionin Google Photos tashmë mund të bisedoni

Mbase Google e ka tepruar me lançimin e aplikacioneve të komunikimit në të kaluarën por lançimi i fundit është një integrim që ka sens.

Kompania lançoi një funksion komunikimi në aplikacionin e fotove Google Photos. Si rezultat përdoruesit mund të ndajnë me shpejtësi dhe lehtësi foto në vend që të krijojnë albume për ti ndarë fotot me miqtë.

Funksioni është i thjeshtë për tu përdorur mjafton të selektoni një foto dhe të klikoni opsionin “Share” dhe më pas opsionin “Send in Google Photos.”

Më pas klikoni ikonën me të cilët kontaktoni më së shumti, duke kërkuar nga emri, e-mail-i ose numri i telefonit.

Marrësit duhet të keni një llogari në Google. Me këtë funksion mund të nisni edhe një bisedë në grup.

Google ka testuar një ide të ngjashme me YouTube por që e çaktivizoi pas pak kohësh. Funksioni është i disponueshëm nga ky moment në iOS, Android dhe ueb. /PCWorld Albanian

Huazuar nga

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply