
23:59, 3 Dhjetor 2019
Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati i është kundërpërgjigjur, Lumir Abdixhikur të LDK-së.
Ai i ka thënë Abdixhikut se njëmend e kanë krijimin e Qeverisë me ta, transmeton Klan Kosova.
“Njëmend e kemi!”.
“Tashmë jemi pajtuar për programin, dhe ndarjen e dikastereve ministrore 5 me 5. Megjithëse fitues, u pajtuam të ndajmë përgjegjësitë qeverisëse përgjysmë, sipas formulës së propozuar nga ju”, ka shkruar Murati në Facebook.
“Madje edhe zgjodhët të parët”.
“Le të mos bëhemi peng i kushtëzimeve përtej asaj për çka votuan qytetarët më 6 tetor!”.
Source link
Add Comment