Lajme nga Maqedonia

OJQ-të: “Non Paper” francez të merret seriozisht nga Institucionet

European Union and Macedonia. The concept of relationship between EU and Macedonia.


OJQ-të kërkojnë që Institucionet në vend, me seriozitet t’i qasen “non-paperit” francez dhe për të njëjtin dokument të flitet hapur. Kërkojnë që Qeveria t’i përfshijë edhe më tepër OJQ-të që të arrihen opsione më të mira për vendet aspirantë.

Metodologjia nuk është çështje teknike, nën këtë fjalë praktikisht qëndrojnë shumë mekanizma që ndikojnë edhe në vetë dinamikën e procesit por edhe atë se si do të realizohet kushtëzimi. Realisht çështje e madhe është se kush do të jetë nxitja nëse këtu nuk bëhen korrigjime të caktuara – deklaroi Malinka Ristevska Jordanovska, IPE.

Vouter Zvest nga instituti hulumtues i Clingendaelit në Holandë, thotë se gjatë muajve që vijnë do të ketë debat të nxehtë brenda BE-së për dokumentin francez dhe se do të jetë e vështirë që të arrihet konsensus para prillit.

Në Holandë dhe besoj edhe në vende të tjera anëtare ka pasur një tension të ripërtërirë për procesin e zgjerimit dhe politik-bërësit kanë kërkuar të gjejnë rrugë për të përmirësuar procesin dhe të vënë në lëvizje angazhimin ndaj rajonit. Tani kemi një mundësi të veprojmë dhe para zgjedhjeve të reja në Maqedoninë e Veriut në prill, BE-ja duhet të dalë me një proces të reformuar – tha Vouter Zvest, instituti hulumtues i Clingendaelit.

Sebastian Grikourt nga Fondacioni Zhon Zhures në Francë, thotë se edhe OJQ-të kanë kapacitet për të ndërtuar strategji për përmirësimin e “non-paperit”

Unë besoj fuqishëm se duhet të luani një rol të rëndësishëm nga organizatat qeveritare nga Ballkani Perëndimor, nga qeveritë dhe krerët e shteteve, të ulen së bashku dhe të mendojnë se çfarë të bëjnë me të, çfarë propozimi t’i japin Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare – u shpreh Sebastian Grikourt, Fondacioni Zhon Zhures-Francë.

Përfaqësuesit e Sektorit joqeveritar në Maqedoni, shprehen se pas mos marrjes së datës në tetor, tek ata që merren me procesin euro-integrues ka rënë optimizmi.

Mefail Ismaili


Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply