Lajme nga Bota

Pasi kryen grabitjen, transportuesit të parave i vunë zjarrin, pastaj edhe veturave të tyre – publikohen pamjet e një grabitjeje në Zvicër

Në kantonin Waadt në Zvicër, për një kohë të shkurtër kishin ndodhur disa grabitje të armatosura të furgonëve që mbanin para.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, grabitja e fundit, e cila ndodhi në orën 7.40 të hënën, madje u regjistrua edhe me një kamerë nga një dëshmitar.

Si pasojë, tri automjete u vunë në zjarr dhe një sasi e madhe parash u morën, tha Policia Kantonale e Waadt.

Ndërkohë, pamjet thuhet se tregojnë grabitësit që nxjerrin me shpejtësi kutitë e parave nga furgonët, duke i futur në makinat e tyre.

Madje, para se të ikin, grabitësit ua vunë zjarrin një transportuesi që mbante paratë dhe dy automjeteve të tyre të përdorura për vjedhje, e gjitha për të larguar gjurmët.

Sipas mediave të huaja, kërkimi për autorët deri më tani ka dështuar: Grabitësit janë zhdukur në një drejtim të panjohur, duke vozitur me automjete të mëdha të zeza.

Siç bëhet e ditur, automjeti i grabitur me para është në pronësi të SecurePost, një filial i Swiss Post. /Telegrafi/

Source link

Add Comment

Click here to post a comment

Leave a Reply